Një tjetër krim brenda familjes ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Burri ka vrarë me pistoletë bashkëshorten dhe pas rrethimit nga policia i ka dhënë fund vetes me të njëjtën armë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Brenog te komunes Fajzë të Hasit, në orët e vona të natës dhe është raportuar nga burimet policore paraditen e sotme. Sipas të dhënave të para, mësohet se viktimë është shtetasja Pranvera Muslika, nene e tre femijeve, me i vogli foshnje vetem nje muajsh, e cila u ekzekutua me armë nga bashkëshorti i saj, Gëzimi, 33-vjeç.
Nuk janë ende të qarta motivet e krimit, por të dhënat e para flasin për një gjendje depresive te bashkeshortit.
Vret gruan dhe veten


