Kronike Horror në familje, arrestohet vrasësi i dyfishtë

Horror në familje, arrestohet vrasësi i dyfishtë

Email Shtyp pdf

tn_policeDje në në orët e pasdites (rreth 17:30) në fshatin Bardhosh afër Prishtinës është arrestuar një i dyshuar për vrasje të dyfishtë. Njësitet e nënstacionit policor të Bërnicës për më pak se 5 minuta kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar të dyshuarin, i cili në duart e tij akoma kishte një armë automatike të llojit AK 47 dhe e cila dyshohet se është përdorur nga i dyshimti në këtë rast.  Policët kanë neutralizuar të dyshuarin duke konfiskuar menjëherë armën e llojit AK 47 dhe 25 fishekë të kalibrit 7.62 mm. Në ndërkohë në vend ngjarje kanë dalë edhe njësitë e hetuesisë, krim teknikës për të bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes si dhe prokurori publik i qarkut. Nga informatat e para preliminare policët kanë kuptuar se i dyshuari Bejtush G. 45 vjeç ka shtënë me armë zjarri në ish gruan e tij E. K. 40 vjeçare, në prindin e saj Sh. K. 70 vjeç, si dhe në motrën e ish gruas së tij H. K. 35 vjeç. Nga plagët e marra viktima E. K (ish gruaja e të dyshimtit) ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes dhe vdekjen e saj e ka konstatuar edhe mjeku kujdestar. Ekipi i ndihmës së shpejtë ka transportuar personat e plagosur me armë zjarri në QKUK për trajtim mjekësor dhe rreth orës 19:30 është pranuar informata se Sh. K nga plagët e marra ka ndërruar jetë. Viktima e tretë në këtë incident kriminal H. K është duke u trajtuar në QKUK dhe mësohet se është e lënduar rëndë.