Tre nxënës të shkollës së mesme "Kuvendi i Arbërit" në Ferizaj janë plagosur të hënën si pasojë e shkrepjes së armës nga një 18-vjeçar. Ky i fundit, jo nxënës i shkollës, është identifikuar nga policia dhe është në kërkim. Rastin e plagosjes e kanë dënuar ministri i Arsimit, kryetari i Ferizajt dhe institucionet tjera arsimore në nivel lokal
Një person i armatosur mbrëmë në një restorant në Shkup i ka vrarë tre vetë, kanë njoftuar burime nga Ministria e brendshme e Maqedonisë. Dukej se sulmi qartazi ishte i qëllimshëm.
Njësitë elite të Policisë së Kosovës gjatë një ushtrimi që bënë të mërkurën me municion të vërtetë në kampin Vrella të Fushë Kosovës, treguan se janë në gjendje të mirë të reagojnë në çfarëdo lloj situatash që kërkohet
Dy femra dhe një mashkull janë arrestuar të martën nga Policia e Kosovës nën dyshimin e bazuar se janë të përfshirë në vrasjen e rëndë të 20-vjeçares nga fshati Abri e Epërme e Drenasit. Viktima Luljeta Kurtaj u gjet të premten e kaluar pa shenja jete në lumin Drini i Bardhë në Klinë. Ajo ishte e mbështjellë me një çarçaf të bardhë dhe e lidhur me plastikë.