Zyrtarët e gjeneratës së parë të PK-së, i përshkruajnë me emocione ditët e para të punës në vitin 1999, kur kishte një vakum institucional, por puna e tyre ishte e suksesshme falë përkrahjes së madhe që patën nga qytetarët e Kosovës, përkrahje kjo e cila dita-ditës është duke u forcuar edhe më shumë
Sociale


Në Katedralen e re në Prishtinë, që mban emrin e Nënës Terezë është mbajtur të shtunën manifestimi i parë, me një koncert kushtuar 100-vjetorit të lindjes së Nënë Terezës. Në ceremoni ka qenë i pranishëm, presidenti Fatmir Sejdiu, i cili Nënën Terezë e ka quajtur simbol të tolerancës dhe humanizmit, ndërsa Katedralen e re - një tempull nacional, fetar, kulturor e shpirtëror. Mesha e parë solemne në këtë katedrale do të mbahet të dielën.
Ministria e mbrojtjes e Shqipërisë ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë asaj tri anije për patrullim bregdetar, për ndihmë në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe trafikimit ilegal.
Prishtinë, 2 shtator - Ka nisur dje punën fabrika "Kosovatex" për prodhimin e xhinseve dhe konfeksioneve. Fabrika aktualisht ka treqind punëtorë. Me prodhim kryesisht të orientuar për eksport, "Kosovatexi" synon të bëhet qendër e industrisë tekstile në Ballkan.





