Lajme

Përpjekja e fundit për rezolutën serbe

Përpjekja e fundit për rezolutën serbe Bashkimi Evropian ka vazhduar kontaktet e tij me Beogradin zyrtar, për harmonizimin e një teksti të një Rezolute të re për Kosovën, që do të mund të paraqitej gjatë javës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Një përpjekje e fundit e BE-së, për ndryshimin e Rezolutës serbe, pritet të ndërmerret të martën në mbrëmje, kur në Bruksel shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, do të takojë presidentin serb Boris Tadiq. Kontaktet mes Brukselit dhe Beogradit zyrtar me qëllim të përafrimit të qëndrimeve rreth një dokumenti të përbashkët që do të mund të paraqitej në OKB, nga mesi i kësaj jave, pritet të intensifikohen edhe më shumë gjatë ditës së hënë, në prag të një takimi të nivelit të lartë BE-Beograd.
More:

Rrahje masive e serbëve në Zveçan


Rreth njëqind persona besohet të kenë qenë përfshirë në rrahje masive të raportuar të ketë ndodhur të dielën mbrëma në Zveçan.
More:

AKP hap valë të jashtëzakonshme privatizimi për ndërmarrjet e mëdha

AKP hap valë të jashtëzakonshme privatizimi për ndërmarrjet e mëdha Gjatë kësaj jave , AKP- do të hap valën e veçantë të privatizimit në të cilën do të përfshihen disa ndërmarrje të mëdha që kanë mbetur pa u privatizuar. Parashihet te dalin në tender disa nga ndërmarrje të mëdha të mbetura shoqërore pa u privatizuar deri më tani. Disa nga ndërmarrjet të cilat do të privatizohen janë Amortizatorët, disa ndërmarrje të Gjakovës, ndërtesa ku është OMBUS-Personi etj.
More:

Ndahen çmimet e Festivalit të Durrësit

Ndahen çmimet e Festivalit të Durrësit Janë ndarë çmimet e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Durrës. Çmimin e "Gladiatorit të Artë", si filmi më i mirë e ka marrë filmi "The last days of Emma Blank" nga Alex van Ëarmerdam, ndërsa çmimin e regjisorit më të mirë e ka marrë Severine Cornamusaz për filmin "Animal heart".
More:

Runi tradhëton bashkëshorten me një prostitutë

Runi tradhëton bashkëshorten me një prostitutë Sipas "Sunday Mirror", asi i Mançester Junajted, gjatë periudhës kur bashkëshortja e tij, Kolen ndodhej shtatzënë me djalin e tyre, e ka tradhëtuar atë disa herë me një prostitutë, duke e paguar atë me shumë e 1 mijë paundëve për natë.
More:

Protesta ndaj librit të Blerit

Protesta ndaj librit të Blerit Ish kryeministri britanik, Toni Bler, tha se mund të anulojë paraqitjen në Londër gjatë kësaj jave për shkak të protestave të mundshme. Lajmi vjen vetëm një ditë pas incidentit në Dublin ku protestuesit e kanë gjuajtur me vezë dhe këpucë ish kryeministrin britanik, i cili ishte aty me rastin e botimit të librit të tij me kujtime "A Journey".
More:

Piloti japonez humb jetën në pistë pas një aksident

Piloti japonez humb jetën në pistë pas një aksident 20 vjeçari ka vdekur pasi është çuar për në spital. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat ndërkombtare, sipas të cilave ai kishte humbur drejtimin e motorit që është përplasur nga Alex De Angelis, ndërsa Redding nuk ia ka dalë ta evitojë duke e shtypur pilotin e rrëzuar përtokë.
More:

11 vite në shërbim të qytetarëve

11 vite në shërbim të qytetarëve Zyrtarët e gjeneratës së parë të PK-së, i përshkruajnë me emocione ditët e para të punës në vitin 1999, kur kishte një vakum institucional, por puna e tyre ishte e suksesshme falë përkrahjes së madhe që patën nga qytetarët e Kosovës, përkrahje kjo e cila dita-ditës është duke u forcuar edhe më shumë
More:
elkos_logo
oeklogo
airportlogo

vala_logo
zlogo